Reali kualifikohet, Interi eliminohet nga Liga e Kampionëve

Real Madridi e ka siguruar kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve vetëm në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Në “Alfredo di Stefano”, Real Madridi është përballur sonte me Borussia Monchengladabachun.

Ndeshja e sontme i takoi Real Madridit me rezultat të pastër, 2:0.

Të dy golat e fitores i shënoi sulmuesi francez, Karim Benzema në minutat ‘9 dhe ’32.

Me këtë fitore, Real Madridi e mbyll këtë fazë si lider në grupin B me dhjetë pikë, kurse Borussia Monchengladbach në vendin e dytë kualifikohet tutje me tetë pikë.

Nga ana tjetër, Interi ka barazuar pa gola me Shakhtar Donetskun në të njëjtin grup, duke mos u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, por as në Ligën e Evropës.

Përkundër rasteve nga të dyja skuadrat, në fund ndeshja u mbyll baras.

Interi e mbyll grupin B në vendin e fundit me gjashtë pikë, kurse Shakhtari në vendin e tretë me tetë sosh duke u kualifikuar në Ligën e Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *