La Liga spanjolle është bërë njëri nga kampionatet më interesante dhe më të paparashikueshme mbi atë se kush do ta fitojë titullin e kampionit për shkak se po zhvillohet një luftë e ashpër ndërmjet Real Madridit, Atletico Madridit dhe Barcelonës.
Kur janë zhvilluar 30 ndeshje deri më tani, Atletico Madridi e kryeson tabelën me 67 pikë, i ndjekur nga Real Madridi me 66 si dhe Barcelona me 65, përcjellë KosovaPress.
Deri në përfundim të kampionatit janë edhe tetë ndeshje dhe secila prej këtyre tri skuadrave kanë një kalendar mjaftë të vështirë para vetes.
Më poshtë sjellim rivalët e secilës prej këtyre tri skuadrave deri në fund të kampionatit:
Rivalët e Atletico Madridit: Eibari, Huesca, Athletic Bilbao, Elche, Barcelona, Real Sociedadi, Osasuna, Valladolidi.
Rivalët e Real Madridit: Getafe, Cadizi, Real Betisi, Osasuna, Sevilla, Granada, Athletic Bilbao, Villareali.
Rialët e Barcelonës: Getafe, Villareali, Granda, Valencia, Atletico Madridi, Levante, Celta Vigo, Eibari.