Real Madridi vazhdon shkëlqimin në La Liga, viktima e radhës Eibar

Real Madridi e ka mposhtur Eibarin në udhëtim me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 14-të në La Liga.

Karim Benzema vazhdon të jetë lojtari kyç i Realit dhe nuk po ndalet së shënuari gola.

Sulmuesi francez shënoi golin e parë të Realit në këtë sfidë në minutën e gjashtë, derisa golat tjerë u realizuan nga Modric 13′ dhe Vasquez 90′.

Golin e vetëm për Eibarin e shënoi Kike në minutën e 28-të.

Reali pas kësaj fitore zë vendin e dytë me 29 pikë, aq sa ka Atletico Madridi në pozitën e parë, por që skuadra e Simeones ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *