Dy gola të shënuar nga Shakhtar në pjesën e dytë ka thelluar dramën në Grupin B të Ligës së Kampioneve. Dentinho dhe Solomon shënuan për vendasit derisa ka mbetur ndeshja e fundit që të përcaktojë fituesin e Grupi B dhe vendin e dytë për kalim në Ligën e Kampionëve
Nuk ishte paramenduar që në Grupin B të këtë një luftë kaq të madhe për të kaluar tutje në mesin e 16 skuadrave të Ligës së Kampionëve.
Që nga fillimi në këtë grup për të kaluar tutje ishin parë si favorit, Real Madridi dhe Interi. Por, nuk doli ashtu.
Në pjesën e parë nuk pati gola por që ishte Real Madridi që e dominoi këtë takim por nuk arritën që të shenojnë, me përjashtim të Asensios që goditi shtyllën në fillim të ndeshjes.
Në pjesën e dytë ishte Shakhtar Donetsk që e nisi më mirë ndeshjen.
Goli për ukrainasit erdhi herët në pjesën e dytë.
Atë e shënoi Dentinho ku e shfrytëzoi për mrekulli një huti në mbrojtjen e Realit dhe shënoi me të majtën e tij në minutën e 57-të.
Real Madridi shpeshtoi sulmet në drejtim të portës së Shakhtarit dhe ishte afër për të shënuar por nuk i shfrytëzoi rastet e krijuara.
Kështu në minutën e 82-të, Shakhtar nisi një kundërsulm të shpejt dhe shënoi edhe golin e dytë e që ishte një supergol i Solomon.
Me këtë fitore Shakhtari merr vendin e dytë me 7 pikë aq sa ka edhe Real Madridi por Shakhtar gjashtë pikët e fituara në Grupin B i ka kundër Realit pasi që e ka mposhtur Los Blancos në dy ndeshjet në grup.
Shakhtari ndeshjen e fundit e luan kundër Interit në San Siro, kurse Reali pret liderin e Grupit B, Borussia Monchengladbach në Alfredo di Stefano.