Real Madridi po e “gatuan” transferimin e Erling Haaland në të njëjtën mënyrë si atë të Bellinghamit

Real Madridi, i cili është i zhytur në mes të sezonit dhe mendon për titujt që mund të fitojë nga tani deri në qershor, tashmë ka Superkupën e Spanjës, nuk po harron tregun e transferimeve dhe po përgatit terrenin për përforcime të mundshme në të ardhmen.

Kylian Mbappe është në horizont dhe sa herë që lojtari dëshiron të luajë për Madridin, ai do ta bëjë këtë, por jo me çdo çmim. Nga kampi madrilen nuk i besojnë dhe nëse dëshiron të luajë për ta, kërkojnë garanci me shkrim sa më shpejtë.

Sulmuesi tjetër që është objekt i tyre është edhe Erling Haaland. Sipas SER Deportivos, konkretisht gazetari i tyre, Paco Jo, Madridi po gatuan operacionin Haaland në stilin e Jude Bellingham.

Skuadra spanjolle është në kontakt të vazhdueshëm me rrethin e lojtarit, pa harruar Cityn, përmes palëve të treta, për të tentuar të bindë norvegjezin. E njëjta strategji që ndoqën edhe me anglezin, me të cilin po flisnin për shumë muaj para se ai të përfundonte nënshkrimin e tij me skuadrën madrilene.

Një nga ata që po flet vazhdimisht me Haaland është Bellingham. Reprezentuesi anglez është një mik shumë i mirë i norvegjezit, ata kaluan dy vite së bashku në Dortmund dhe vazhdojnë të kenë shumë kontakte të mira.

Mesfushori është një ambasador i mirë për t’u përpjekur të bindë sulmuesin. Madridi nuk e ka harruar Cityn dhe sipas SER , ata do të donin të arrinin një marrëveshje me ekipin anglez “për një shumë fikse”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *