Gjiganti spanjoll fitoi me rezultat 2 – 0.
Pjesa e parë u karakterizua me lojë të dominuar nga vendasit, që pavarësisht ndërtimit të bukur të aksioneve nuk arrinin t’i konkretizonin.
Ishte Casemiro që realizojë pas asistimit të Asensios (57′) për të zhbllokuar rezultatin, kurse fitorja u vulos nga Karim Benzema që shënojë në fundin e ndeshjes (90+4).
Reali me këtë fitore vazhdon të renditët në pozitën e dytë me 32 pikë, derisa Granada qëndron në vendin e shtatë me 21 sosh.