Real Madridi ka bërë një hap të madh para në rrugën për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
“Los Blancos” triumfuan në udhëtim ndaj Chelseat me rezultat 1:3, rezultat ky që i jep komoditet të madh spanjollëve.
Sulmuesi francez, Karim Benzema ishte edhe njëherë protagonist i ndeshjes, duke dëshmuar formën perfekte që po kalon.
Ai shënoi të tre golat e mysafirëve, dy prej të cilëve me kokë dhe një nga gabimi i portierit, Edouard Mendy.
Pas ndeshjes, Real Madridi bëri një postim epik në profilin e tyre në Twitter për francezin.
“Futbolli është lojë e thjeshtë, luajnë 11 kundër 11 dhe gjithmonë shënon Benzema”, thuhej në postimin e tyre.
Kështu, Real Madridi e pret Chelsean pas një jave me komoditet të madh prej dy golave.