Pas Ligës së Kampionëve, Real Madridi e ka fituar edhe Superkupën e Evropës në futboll, duke triumfuar në finale kundër Eintracht Frankfurtit.
13 herë kampionët e Evropës fituan 2:0 në finalen e luajtur në stadiumin olimpik në Helsinki të Finlandës kundër fituesve të Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurtit.
Anise rastet nuk munguan nga fillimi, goli i parë u realizua pas 37 minutave lojë kur mbrojtësi Alaba dërgoi topin në rrjetë lehtësisht pas asistimit të mençur nga Casemiro. Braziliani nga një kënd i vështirë e ktheu topin prapa me kokë, duke e gjetur Alaban i cili dërgoi topin në rrjetë pa ndonjë problem.
Për golin e qetësisë “mbretërit” pritën deri në minutën e 65-të kur ylli i skuadrës, Karim Benzema realizoi golin e dytë pasi u shërbye nga Vinicius Junior.
Ky është trofeu i pestë i Superkupës së Evropës për Realin e Madridit, duke konfirmuar edhe njëherë dominimin në futbollin evropian.
Më parë, Los Blancos kishin triumfuar në këtë kompeticion në vitin 2002, 2014, 2016 dhe 2017.