Luka Jovic u rikthye te Eintracht Frankfurt, Martin Odegaard kaloi te Arsenali dhe Take Kubo ndërroi skuadër nga Villarreal te Getaf.
Afati i ri do rihapet në verën e vitit 2021, në atë kohë “Los Blancos” do bëjnë dy vite pa bërë asnjë transferim.
Transferimi më i fundit ishte Ferland Mendy nga Lyoni për 48 milionë euro në vitin 2019.
Në atë vit, Reali shpenzoi 300 milionë euro në lojtarë, si Eden Hazard, Jovic, Eder Militao, Mendy dhe Rodrygo.
Madridi e mbylli vitin 2019/20 në aspektin financiar në fitim prej 313 mijë euro dhe parashikuan humbje rreth 91.1 milionë euro për edicionin 2020/21.
Gjithashtu për të vazhduar rinovimin e stadiumit “Santiago Bernabeu”, klubi madrilen huazoi rreth 575 milionë euro.