Real Madridi ka gati ofertën e ‘çmendur’ për Raheem Sterling

Drejtuesit e klubit të Real Madridit thuhet se janë duke përgatitur një ofertë të majme për Raheem Sterlingun.

Gjiganti spanjoll janë duke menduar për përforcimet gjatë afatit kalimtar të verës, teksa sulmuesi anglez është njëri nga objektivat.

‘The Sun’ shkruan se ‘Los Blancos’ kanë gati ofertën prej 180 milionë funte për sulmuesin e Manchester Cityt.

Ky transferim mund të jetë më i lehtë për t’u kryer nga madrilenët, duke marrë parasysh faktin se kampioni anglez së fundmi u dënua me përjashtim për dy vite nga Liga e Kampionëve.

Raheem Sterling është pjesë e Cityt që nga viti 2015, teksa ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *