Real Madridi ka shënuar fitore në “El Clasicon” spanjolle, duke e mposhtur rivalin më të madh të saj Barcelonën.
Ndeshja u mbyll me rezultat 2:1, në një sfidë spektakolare dhe plot emocione, ashtu siç dinë të bëjnë gjithmonë këta dy gjigantë të futbollit botëror.
Karim Benzema e Toni Kros kanë shënuar për ekipin Zinedine Zidane, derisa për Barcelonën, Oscar Minguez.
Reali në minutën e 90-të ka mbetur me një lojtarë më pak pasi Casemiro mori dy kartonë të verdhë, derisa Barcelona në minutën e 90+4’ e ka qëlluar shtyllën.
Me këtë fitore reali ngjitet në pozitën e parë në tabelë me pikë të barabarta me Atletico Madridin ndërsa Barcelona tash është vetëm një pikë mbrapa në vendin e tretë.