Real Madridi e ka mundur 2:0 Real Mallorcan të mërkurën, duke u rikthyer në vendin e parë në renditjen tabelore të La Ligës.
Vinicius Junior dhe Sergio Ramos i shënuan golat e fitores së lehtë për skuadrën e Zinedine Zidane në stadiumin Alfredo di Stefano në Madrid, raporton Gazeta Express.
Këto tri pikë nënkuptojnë se Real Madridi tani shkon grumbullon 68 pikë në krye të La Ligës, aq sa i ka edhe Barcelonë në vendin e dytë, në një luftë të ashpër me rivalin e moçëm për titull këtë sezon.
Madridi është lider falë rezultatit pozitiv në përballje e drejtpërdrejta me Barçën.
Për Mallorcan, ndërkohë, kjo humbje është një hap tjetër mbrapa për mbijetese, pasi tani ngel në pozitën e 18-të me tri pikë më larg se Eibari në vendin e 17-të, i cili po ashtu ka një lojë më pak të zhvilluar.
Vinicius e kaloi Madridin në epërsi në minutën e 20-të, duke e paraboluar portierin pas një pasimi nga Luka Modric.
Pak para se akrepat të shënonin një orë lojë, Ramos realizoi gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë.