David Bettoni, zëvendësi i Zinedine Zidane, do të drejtojë përsëri Real Madrid këtë të diel në ndeshjen kundër Levante-s.
Ai ka folur në konferencën për shtyp për merkaton dhe Luka Jovic. Sulmuesi serb ka rilindur tek Eintracht dhe ka deklaruar se problemet me gjuhën spanjolle e kanë bërë më të vështirë përshtatjen e tij te Los Blancos.
“Në një skuadër ka shumë persona që flasin gjuhë të ndryshme dhe ne mund të flasim gjithmonë me lojtarët. Nuk është e komplikuar të flasësh për futboll, nuk mund të jetë një problem”, ka thënë Bettoni.
“Merkato? Deri më 1 shkurt mund të ndodhë gjithçka, por ne jemi të kënaqur me ekipin që kemi në dispozicion”.