Real Madrid siguron me vështirësi kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Real Madrid vuan, por kualifikohet në çerekfinalet e UEFA Champions League.

Madrilenët nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Leipzig në ndeshjen e kthimit, teksa kualifikimi erdhi falë rezultatit të përgjithshëm 2-1.

Në “Santiago Bernabeu” pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, teksa Leipzig i shkoi pranë golit në mbyllje te fraksionit me Openda dhe Simons.

Pjesa e dytë ndryshoi totalisht “simfoninë” e ndeshjes, me skuadrat që krijuan më shumë volum dhe raste.

Leipzig ishte përsëri në kërkim të golit, teksa madrilenët përfituan nga hapësirat në mbrojtjen e gjermanëve dhe realizuan me anë te Vinicius Jr. në minutën e 65′, me braziliani që çoi në rrjetë një pasim fantastik të Bellingham.

Një gol që nuk ndikoi te Leipzig, që nuk u dorëzua dhe barazoi pas tre minutash me anë të kapitenit Orban.

Të besuarit e Rose kërcënuan rregullisht portën e Real Madrid, me portierin Lunin që ishte në lartësinë e duhur.

Në fund 1-1 dhe Real Madrid kualifikohet vetëm falë golit të Diaz në ndeshjen e parë, teksa Leipzig eliminohet pavarësisht dëshirës apo karakterit që tregoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *