Real Madrid planifikon partneritetin Mbappe – Haaland gjatë verës

Mbappe ka vetëm edhe gjashtë muaj të mbetur në kontratë dhe 22-vjeçari është i lidhur me largimin nga “Parku i Princave”, për të realizuar ëndrrën duke luajtur për Real Madridin.

Edhe pse francezi ka të drejtë të nënshkruajë parakontratë qysh nga 1 janari, drejtori sportiv Leonardo mbetet optimist se do e bindin për të rinovuar kontratën.

Haaland, ndërkohë, pritet të largohet nga Borussia Dortmund verën tjetër, me klauzolën e lirimit në vlerë 75 milionë euro që bëhet aktive në verë.

Drejtori gjeneral i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka konfirmuar interesimin e Realit për norvegjezin, por agjenti Mino Raiola ka mohuar raportimet se kanë marrëveshje paraprake.

Sipas ‘Fichajes’, Real Madrid do provojë të transferojë Mbappen si prioritet, mirëpo shënjestër dytësore do jetë Haaland.

Mbappe ka shënuar 13 gola dhe dhuruar 14 asistime në 23 paraqitje për PSG-në këtë edicion, derisa Haaland ka gjetur portën 19 herë dhe dhuruar pesë asistime në vetëm 16 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *