Real Madrid bën një gjest interesant me punëtorët që rindërtuan “Santiago Bernabeun”

Real Madrid po bëhet gati që pas më shumë se një viti, të presë përsëri tifozët e tij në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Impianti prej një viti është në proces rikonstruktimi dhe përmirësim të ambienteve të tij, duke u bërë gati për këtë edicion të ri.

Në ditët e fundit ka pasur luftë me kohën që të bëhej gjithçka gati për këtë duel, duke punuar edhe jashtë orareve për të mbyllur gjërat në kohë për duelin. Ndaj Real Madrid ka dashur të falënderojë të gjithë punëtorët, muratorët, pastruesit, bojaxhinjtë e çdo person tjetër që është përfshirë në punimet e impiantit. Të gjithë do të jenë të ftuar special të klubit për ndeshjen e parë, atë ndaj Celta Vigos, për ta shijuar në impiantin që kanë rikonstruktuar.

“Na kanë ftuar në këtë ndeshje dhe është një detaj i këndshëm. Kjo është diçka që Çerezo nuk e bëri kur punuam për “Uanda Metropolitano”. Nuk bëri asnjë gjë të vogël”, tha një prej bojaxhinjve për “Gol TV” gjatë një pauze të punimeve të ethshme të orëve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *