Real Madrid – Barcelona, katalunasit shihen si pak më favorit nga kuotat e basteve

Skuadra e Barcelonës ka fituar ndaj Real Betisit në gjysmëfinalen e mbrëmshme të Superkupës së Spanjës.

120 minutat lojë përfunduan me rezultatin 2-2, teksa në penallti Barcelona ishte më e suksesshme (4-2), duke kaluar në finale.

Barcelona në finale do të takohet me Real Madridin, me takimin që luhet të dielën me fillim nga ora 20:00.

Bazuar tek kuotat e basteve, Barcelona shihet si pak më favorite me kuotë 2.50, kurse fitorja e Real Madridit kuotohet me 2.70.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *