Real Madridi po vazhdon të kërkojë transferimin e mbrojtësit të Chelseat, Antonio Rudiger.
Rudiger kërkon të jetë në mesin e lojtarëve më të paguar aktualisht dhe kësisoj ka refuzuar çdo ofertë të Chelseat deri më tani.
“Diario AS“, raporton se gjermani është afër marrëveshjes me Real Madridin, pasi këta të fundit janë gati t’ia plotësojnë kërkesën e tij për pagë vjetore prej 12 milionë eurosh.
Chelsea së fundmi i ofroi atij 8.5 milionë euro, por ai refuzoi, kurse Bayern Munich dhe PSG janë duke garuar me Realin për t’a rrëmbyer qendërmbrojtësin në ekipet e tyre.
??| Rüdiger and Real Madrid are ready to reach an AGREEMENT. He wants a salary of €12 million per season. @diarioas #rmalive
— Madrid Zone (@theMadridZone) December 27, 2021