Manchester City e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Real Madrid me rezultat 1:2 në ‘Santiago Bernabeu’, në kuadër të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.
Pavarësisht se pjesa e parë u mbyll pa gola, ajo e dyta rezervoi plotë tre sosh.
Isco (60’) zhbllokoi rezultatin i pari, para se Gabriel Jesus (78′) dhe De Bruyne (83′) të kompletonin përmbysjen.
Këtë ndeshje padyshim shkëlqeu mesfushori belg, i cili edhe u shpall më i miri kurse Sergio Ramos si më i dobëti për shkak edhe të kartonit të kuq.