Reagon Shaqiri pasi u tha se është majtak më i mirë se Salah

Xherdan Shaqiri ka dhënë përgjigje modeste ndaj sugjerimeve se është futbollisti më i mirë me këmbën e majtë në Liverpool, duke ngurruar ta vendosë veten para Mohamed Salahut.

Në Anfield ekziston një garë e fortë për këmbën e majtë më të mirë, sepse edhe Andy Robertson e ka dëshmuar veten për këtë, transmeton Gazeta Express.

Mbrojtësi anësor nga Skocia ka lënë të kuptohet se e majta e Shaqirit është më e mira, sepse 29-vjeçari nga Kosova i ka shfaqur aftësitë e tij me goditje mbresëlënëse në dy sezonet e kaluara.

Por Shaqiri nuk dëshiron ta shpallë veten si majtakun më të mirë në Liverpool.

I pyetur nga Sky Sport nëse e majta e tij është më e magjishme se e Salahut, përfaqësuesi i Zvicrës tha: “E majta ime nuk është e keqe, të jem i sinqertë”.

“E kam shfaqur këtë në stërvitje nga goditjet e dënimit apo kur harkoj nga këndi. Mbase për këtë arsye thonë se jam më i miri, por ne kemi shumë majtakë të mirë, prandaj nuk dua të them se unë jam i miri”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *