Reagon Ramos: Më dhemb që nuk jam pjesë e kombëtares

Qendërmbrojtësi Sergio Ramos ka reaguar pasi u përjashtua nga skuadra e Spanjës për Kampionatin Evropian Euro 2020.

Mbrojtësi veteran do të humbasë një turne të madh për herë të parë që nga viti 2004 pasi Luis Enrique publikoi listën prej 24 lojtarësh dhe asnjë prej tyre nuk është nga radhët e Real Madridit.

Është hera e parë në historinë e Kupave të Botës dhe Kampionateve Evropiane që asnjë yll i Realit nuk është pjesë e kësa kombëtareje.

“Pas disa muajsh të vështirë dhe një sezoni të çuditshëm, ndryshe nga çdo gjë që kam përjetuar në karrierën time, tani vjen edhe Euro 2020.”, tha Ramos në reagimin e tij të parë.

“Unë kam luftuar dhe punuar çdo ditë, me trup dhe me shpirt, për të qenë në gjendje të jem 100% për Real Madridin dhe ekipin kombëtar, por gjërat nuk funksionojnë gjithmonë ashtu siç dëshirojmë.”, vazhdoi ai.

“Më dhemb që nuk kam qenë në gjendje të ndihmoj më shumë ekipin tim dhe të mos luaj për Spanjën, por, në këtë rast, gjëja më e mirë për të bërë është të pushoj, të rikuperohem plotësisht dhe të kthehem vitin e ardhshëm siç kemi bërë gjithmonë. Më dhemb të mos përfaqësoj vendin tim, por duhet të jem i sinqertë.”

“I uroj të gjithë shokëve të mi të ekipit fat të mirë dhe shpresoj të kemi një kampionat të shkëlqyeshëm. Unë do të jem një tjetër tifoz që brohoris nga shtëpia.”, tha në fund Ramos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *