Tashmë është e kryer.
Manchester City ka nisur procedurat për t’u tërhequr zyrtarisht nga Superliga Evropiane, raporton Gazeta Express.
“Manchester City mund të konfirmojë se ka nisur procedurat formalisht për t’u tërhequr nga Superliga Evropiane”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Menjeherë ka reaguar numri një i UEFA-s, Aleksander Ceferin.
“Jam i ngazëllyer të mirëpresë Manchester Cityn përsëri në familjen evropiane të futbollit. Ata kanë treguar inteligjencë të madhe. City është një pasuri e vërtetë për lojën dhe unë jam i lumtur që punoj me ta për një të ardhme më të mirë”, tha ai.
UEFA president Ceferin: “I am delighted to welcome Manchester City back to the European football family. They have shown great intelligence. City are a real asset for the game and I am delighted to be working with them for a better future”. ?? #MCFC #SuperLeague
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 20, 2021
Edhe Raheem Sterling ka reaguar pas njoftimit nga ana e Manchester City.
“Ok Bye”, ka shkruar ai në Twitter.
Ok bye ??
— Raheem Sterling (@sterling7) April 20, 2021