Gjatë ditës së djeshme u raportua se sulmuesi i Bayern Munich, i huazuar në Union Berlin, Leon Dajaku, kishte zgjedhur ta përfaqësonte Gjermaninë në vend të Kosovës.
Dajaku ka mohuar një gjë të tillë përmes një storie në llogarinë personale në Instagram, duke thënë se tregimet nuk janë të sakta.
“Per te gjithe kosovaret, ndaluni se treguari, tregime qe nuk jane te sakta, perderisa nuk e dini mendimin tim dhe vendimin, nuk keni mevoje te perhapni genjeshtra” – shkroi ai në gjuhën gjermane.