Reagon KF Ulpiana: Askush nuk mund të ndërhyjë në politikën e klubit, nuk i ndryshojmë delegatët

Federata e Futbollit e Kosovës me 6 prill të këtij viti do t’ i mbajë zgjedhjet për president të FFK-së.

Tashmë kandidat zyrtar është Agim Ademi, derisa pritet që kundërkandidat i tij është Gramoz Vokrri i cili është në mbledhjen e 15 nënshkrimeve, aq sa i nevojitet për ta fituar kandidaturën.

Megjithatë, ajo që bie në sy duket një luftë e ashpër për të ardhur deri te nënshkrimet, derisa nuk po zgjidhen shumë rrugë për të arritur deri aty.

Sesa punë po bëhet rreth delegatëve, sot ka shkruar edhe KF Ulpiana e cila ka siguruar opinionin se klubi nuk i ka ndryshuar delegatët dhe se dy emrat e propozuar më herët Enver Duriqi dhe Ylli Jashari vazhdojnë ta përfaqësojnë klubit në të gjitha kuvendet e klubit dhe dhe të FFK-së.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje i KF Ulpianës

KF ULPIANA 1926, njofton edhe njehere organet e FFK-se, se klubi qysh ne fillim te sezones 2021/2022, se ka dy DELEGATË te cilet do ta perfaqesojnë KF ULPIANA 1926, ne te gjitha aktivitetet dhe Kuvendet zgjedhore qe do te mbahen nga FFK-ja, apo dhe vete klubi yne.

DELEGATET jane: Enver DURIQI dhe Ylli JASHARI per KUVENDIN zgjedhor qe do te mbahet nga FFK-ja, me date 06.04.2022.

Klubi njofton opinonin dhe te gjithe palet e interesuara se nuk mundet askush te ndërhyjë ne politikat e KF ULPIANA 1926, nga Lipjani.

Me respekt

Kryesia e KF ULPIANA 1926

Lipjan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *