Barazimin e Kosovës në ballafaqim me Sllovenin në Ligën e Kombeve, e ka ndjekur me kujdes të madh edhe trajneri më karizmatik në futbollin e Kosovës, Ismet Munishi.
Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij ne “Facebook” ka kua lavdëruar paraqitjen e Kosovës në Lublanë.
Munishi gjithashtu ka potencuar se ai ka mbetur i befasuar me paraqitjen e Edon Zhegrovës në këtë ndeshje.
Ky ishte reagimi i tij pas ndeshjes Slloveni – Kosovë:
Nuk merituam të humbim sonte . Jo që lujtëm teper mirë por luftuam fort. Bravo djelmosha bravo Luana Koken lart , kështu luftohet per Shtet .
Sidomos me befasoi Zhegrova me angazhim ne fazen defanzive dhe me frizur te re , te lumtë Edon.”