Më herët u tha se xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, kishte aderuar në një parti politike dhe u fol shumë për moralitetin e këtij vendimi nga ana e saj.
Por, për të shuar zërat që lidhin Majlindën me këto lajme, doli Driton Kuka. Ai përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, ka përgënjeshtruar lajmet për Majlindën.
Kuka u shpreh se ekipi i xhudos së Kosovës i përket popullit dhe nëpër rrjete sociale po keqpërdoret emri i Majlindës. Ai tha se kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur as në të ardhmen dhe nuk duhet të përzier politika dhe sporti.
Më poshtë mund të shikoni postimin e plotë të Driton Kukës në rrjetin e tij social, Facebook.