Reagon Drita : U ofenduam nga zyrtarët ‘Gilangji’ të Prishtinës

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar takimi Prishtina – Drita, i cili u mbyll me barazim 1-1, rezultat ky që i konvenon Dritës duke ruajtur distancën me rivalët për titull ndërkohë e largon Prishtinën përfundimisht nga gara për titull.

Por klubi i Dritës, përmes një reagimi të publikuar në faqen zyrtare kanë shprehur indinjatë me “fyrjet dhe presionet” që zyrarët e klubit i kanë marr nga tifozë vendas që ishin prezent në stadium e ku dukej që po udhëhiqeshin nga zyrtarët”Gilangji” të klubit Prishtinas.

Më poshtë mund ta gjeni komunikatën e plotë zyrtare:

“Kemi marr nje pikë shumë të rëndësishme në stadiumin Fadil Vokrri përball ekipit të Prishtinës.

Në një ndeshje shumë rivalizuese dhe e përgaditur më shumë për presion dhe fyerje ndaj zyrtarëve të klubit tonë nga tifozë vendas që ishin prezent në stadium e ku dukej që po udhëhiqeshin nga zyrtarët”Gilangji” të klubit Prishtinas.

Nga ndeshja e treguar, kemi mundur që të kthehemi me pikë të plota, por që fati sot nuk ishte në anën tonë.

Vazhdojmë me punë e përkushtim deri në arritjen e synimeve tona të përbashkëta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *