Novak Djokovic ka kërkuar falje që e ka goditur me top në fyt gjyqtaren e vijave në US Open, duke thënë se ndien keqardhje që i ka shkaktuar asaj aq shumë stres.
Numri një i botës, Djokovic u diskualifikua nga ndeshja e rundit të katërt kundër spanjollit Pablo Carreno Busta, për shkak të këtij incidenti, transmeton GE.
Tenisti serb i nxori një top nga xhepi dhe e goditi atë me reketin e tij nga mbrapa, duke e qëlluar drejt e në fyt gjyqtaren.
Novak Djokovic has been defaulted from 2020 US Open.
Lesson:
-Staying calm is highly important even if you are already at the top-Never led your disappointment turn into Anger
-Just a second of reaction has power to change your life for good or bad
Courtesy: SM pic.twitter.com/IQ9WWYasRZ
— Awanish Sharan (@AwanishSharan) September 7, 2020
“Jam vërtet i trishtuar dhe i palumtur për shkak të kësaj ndodhie”, tha Djokovic në një reagim pasi u përjashtua nga grand slami i US Open.
“Më vjen shumë keq që i kam shkaktuar asaj stres të tillë. Ndodhi pa kurrfarë qëllimi. Ishte shumë gabim. Nuk po e bëj publik emrin e saj për hir të privatësisë së saj”, shtoi ai.
Pas një diskutimi të gjatë, Djokovic u përjashtua nga US Open nga zyrtarët e turneut amerikan.
Ai do t’i humbë të gjitha pikët e fituara deri tani në US Open dhe po ashtu edhe paratë të cilat i ka fituar në këto katër runde.
Serbi 33-vjeçar rrezikon edhe të gjobitet.