Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero do të jetë jasht fushës së gjelbër për tre muaj, njofton klubi i Barcelonës.
Argjentinasi kishte probleme në zemër gjatë ndeshjes së fundit, aty ku u dërgua menjëherë në spital.
Ndërkohë, Barcelona tani ka dalë me një kumtesë ku ka treguar se Aguero do t’i nënshtrohet tretmanit mjekësor dhe do të mungojë për tre muaj.
Nuk ka vonuar shumë edhe reagimi i Agueros.
“Jam mirë dhe në humor të mirë për të përballuar procesin e rikuperimit. Dua t’ju falënderoj të gjithëve për kaq shumë mesazhe mbështetjeje dhe dashurie që e bëjnë zemrën time më të fortë sot”, shkroi Aguero.