Reagojnë tifozët e Drenicës: Ky është turp, koha t’i ndalim kurdisjet

Prishtina ka shënuar fitore 3-0 në ndeshjen e parë të Kupës së Kosovës përballë Drenicës që u zhvillua në “Fadil Vokrri”.

Pas kësaj sfide, kanë reaguar menjëherë tifozët e Drenicës, Shqiponjat e Zeza, me anë të një shkrimi në llogarinë e tyre në Facebook.

Kjo tifozëri, bën thirrje për një mbledhje urgjente në sheshin e qytetit.

Më poshtë reagimi i tyre i plotë:

Mbledhje urgjente

Ftojme te gjithe tifozet e Drenices qe te vijne ne sheshin “Adem Jashari” MENJEHER!

Eshte koha qe t’iu tregojme qe nuk do i lejojm me teper qe ti shkelin emocionet e perkrahjen e denjet tonen! Eshte koha jone qe t’iu dalim kunder kurdisjeve!

Ky eshte turp, ne kete nuk e meritojm!

GJITHASHTU PRESIM LOJTARET DHE TE GJITHE BORDIN UDHEHEQES TE KLUBIT!!!!!!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *