Reagimi i serbes kur sheh në RTS flamurin e Republikës së Kosovës: Çka është kjo?

Albin Tahiri sot mbylli garimin e tij në sllallom të madh në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Pekin. Ai u rendit në mesin e 30 më të mirëve nga 89 garues gjithsej.

Arritja e tij më e madhe në këtë Olimpiadë Dimërore ishte vendi i 15-të në disiplinën e kombinimit alpin.

Garimi i tij është transmetuar edhe në Radio Televizionin e Serbisë, bashkë me flamurin e Republikës së Kosovës.

E kjo, siç duket i ka penguar një gazetareje serbe, e cila ka reaguar në profilin e saj në Twitter.

“Zonja dhe zotërinj, RTS paraqet para jush. Çka është kjo?”, ishte reagimi i saj.

Kujtojmë se Kosova po merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore për herë të dytë. Herën e parë kishte marrë pjesë veteëm me Albin Tahirin, kurse këtë herë ishte edhe skitarja, Kiana Kryeziu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *