Skuadra e Manchester United dje shënoi një fitore të thellë me rezultat 6-2 kundër Romës, në kuadër të gjysmëfinales së Europa Ligës.
Paul Pogba ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë duke shënuar një gol dhe treguar një ndeshje fantastike sidomos në pjesën e dytë.
Pas ndeshjes së djeshme kamerat brenda stadiumit kanë kapur momentin kur francezi ftohet për test anti-doping dhe duhet të themi se nuk është dukur i kënaqur fare.
Manchester United do të zhvilloj ndeshjen e dytë kundër Romës me datën 6 maj në stadiumin “Olimpico”.
no way pogba had to get a doping test because he dropped a masterclass ? pic.twitter.com/ZxScJobxrf
— komal ♡ (@utdkomal) April 30, 2021