Sot është tërhequr shorti për rrethin e tretë të Copa Del Rey. Real Madridi dhe Barcelona patën fat, duke u rënë kundërshtarë të lehtë në këtë fazë.
“Los Blancos” do të luajnë ndaj ekipit Alcoyano, kurse Barcelona do të ketë punë me Cornellan, ekip që eliminoi befasisht Atletico Madridin para dy ditëve, raporton GE.
Në një video që po çarkullon në rrjetet sociale shihen lojtarët e Alcoyanos duke “shpërthyer” në festë pasi kuptuan se do të përballeshin me Real Madridin në Copa Del Rey.
?| Alcoyano players' reaction when they found out they will play Real Madrid in Copa del Rey. ?pic.twitter.com/7rVbwIL5Pp
— Madrid Xtra. (@MadridXtra) January 8, 2021