Carlo Ancelotti ka qenë temë diskutimi në gjitha mediat botërore ditën e marte, që në fund u emërua trajner i Real Madridit.
Lidhur me zyrtarizimin e Carlo Ancelotti, që ndodhi pas orës 17:00, u informua me kohë edhe Juan Laporta i Barcelonës, që në ato momente ndodhej në një ngjarje në Barcelonë.
Ai beson se Reali ka bërë zgjedhje të mirë, pasi e pëlqen Ancelottin.
Gazetari i thotë Laportës; “Reali sapo e konfirmoi Ancelottin”, derisa ai iu përgjigj: “Apo?!”.
Më pas e pyeti se çfarë mendimi ka për të, dhe Laporta pa u menduar dy herë, tha: “trajner i mirë”, përcjell GE.
Ancelotti do të zëvendësojë në Real të larguarin, Zinedine Zidane.
La reacción de Laporta cuando se entera que el Madrid ficha a Ancelotti pic.twitter.com/vKx093chGf
— Laportismo (@Laportismo_FCB) June 1, 2021