Reagimi i fuqishëm i Federatës së Turqisë për dhunën në ndeshjen Trabzonspor – Fenerbahce: Paralajmëron dënime masive

Pas ngjarjes së turpshme të ndodhur në takimin Trabzonspor – Fenerbahce ka ardhur edhe reagimi nga Federata e Futbollit të Turqisë (FFT).

Fenerbahce fitoi 2-3 në udhëtim derisa pas ndeshjes ndodhi një kaos i madh në fushë.

Tifozët vendas vërshuan fushën duke sulmuar futbollistët mysafirë të cilët nuk qëndruan duarkryq, por edhe ata shpërndanë grushte e shqelma.

Shumë futbollistë ka të lënduar, derisa Trabzonsporin e pret një dënim shumë i madh.

Tani ka ardhur edhe reagimi nga FFT që e ka dënuar ngjarjen e ndodhur në Trabzonspor.

“Ajo që ndodhi në futboll, që është një lojë miqësie, paqeje dhe vëllazërie, nuk është kurrë e pranueshme”.

“Për të mos lejuar që këto incidente të përsëriten, askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim se pas përfundimit të hetimeve ndaj përgjegjësve të incidenteve do të zbatohen sanksionet e nevojshme penale, në mënyrë që këto incidente të mos përsëriten”, ka shkruar faqja zyrtare e FFT. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *