Atletico Madrid ka arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas një fitore dramatike me penallti kundër Interit.
Interi kaloi në avantazh pasi Dimarco shënoi në minutën e 33-të, por Griezmann barazoi 2 minuta më vonë. Dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Depay shënoi për 2:1 dhe në minutën e 93-të praktikisht gjithçka mund të përfundonte.
Riquelme pati një mundësi të shkëlqyer për të shënuar nga një pozicion i pastër, por ai humbi.
Megjithatë, reagimi i Diego Simeone ishte jashtëzakonisht interesant. Trajneri u rrëzua me fytyrë në tokë, gjë që tërhoqi vëmendjen e fansave.