Alphonso Davies ka qenë i njohur gjithmonë për shpejtësinë e tij, mirëpo të martën mbrëma ai ka vënë një rekord në kampionatin gjerman të futbollit.
Në ndeshjen ndërmjet Werder Bremenit dhe Bayern Munichut, 19-vjeçari vuri rekord shpejtësie prej 35.51 km/h në Bundesliga.
Kanadezi e theu rekordin, i cili po qëndronte që nga viti 2011 dhe diçka të tillë nuk mund ta besonte as vet.
Kur gazetari e njoftoi duke i thënë: “Ke vënë rekord të ri prej 36.51 km/h…”, ai nuk mund të besonte, saqë reagoi me gjeste duke thënë: “Vërtet?” dhe më pas vazhdoi duke thënë se angazhohet për ta kryer detyrën e tij në fushë.
Ndryshe, pas fitores prej 1-0 në udhëtim te Werderi, Bayerni e fitoi titullin e tetë radhazi në Bundesliga dhe të 30-të në histori të klubit.
"You set a new record of 36.51km/h…"
"Really?!"
Look at @AlphonsoDavies' reaction when he's told the speed he clocked during the game ???
Not even he can believe that ? pic.twitter.com/aPj1PK47bD
— Football on BT Sport (@btsportfootball) June 16, 2020