Reagime të ashpra rreth shortit të Ligës së Kampionëve – cilësohet si i kurdisur

Shorti i fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve ka sjell disa përballje interesante.

Manchester City do të takohet me Borussia Monchengladbachun, Chelsea përballet me Atletico Madridin, derisa Liverpooli do ketë punë me Rasenball Sport Leipzigun.

Barcelona do e ketë takimin e vështirë me Paris Saint-Germainin, me Neymarin që takohet me ish-skuadrën e tij, derisa Juventusi i Cristiano Ronaldo do takohet me Porton.

Kampioni në fuqi takohet me Lazion, duke tentuar kështu të mbrojë titullin e fituar në edicionin e kaluar.

Liverpooli dhe Chelsea besohet se kanë përballje më të vështira, derisa në rrejtët sociale dyshohet se ky short është i kurdisur.

“Kjo është një fushatë kundër Chelseat”, ka reaguar një tifoz në Twitter.

“Kështu është Leipzigu pra. Herën e fundit kur Nagelsman erdhi në Anfield, ishte viti 2017 në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe Liverpooli ishte elektrik në atë ditë. Ju mund të vrisni lojën e Naggelsman me lojtarë si Mane/Salah”, ka shkruar një tjetër.

“Manchester City gjithmonë ka përballje të lehta në fazën 1/16”, ishte një tjetër koment.

“Neymar para pak ditësh kishte thënë se dëshiron të luajë me Messin sërish dhe PSG takohet me Barcan. Kjo është një shaka e kripur. Short i kurdisur”, ka komentuar një tjetër tifoz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *