Reagim i ashpër në Serbi: “Cili tradhtar e lejoi pjesëmarrjen e Kosovës në Beograd?”

Ditë më parë, sportistët kosovarë u lejuan për herë të parë për të marrë pjesë në një garë ndërkombëtare të organizuar në territorin e Serbisë.

Ekipi kombëtar i Kosovës në atletikë mori pjesë në Kampionatin Ballkanik U-22, i cili u mbajt në Beograd.

Edhe pse nuk iu lejua përdorimi i flamurit shtetëror, megjithatë ekipi kosovar mori pjesë në këtë eveniment.

Dhe, ky fakt ka çuar pluhur me të madhe në Serbi, shkruan “Gazeta Express”.

Tashmë kanë nisur reagimet dhe kritikat ndaj atyre që i lejuan sportistët kosovarë të marrin pjesë në këtë garë.

Reagim të ashpër ndaj këtij vendimi kanë bërë edhe tifozët e Crvena Zvezdës, “Delije”.


Në ndeshjen e radhës së ekipit të tyre të zemrës, tifozët serbë e kanë shfaqur një baner apo parullë në tribuna, ku e kundërshtonin fuqishëm lejimin që ju bë sportistëve kosovarë.

“Ekipi atletik i Kosovës në garat e mbajtura në Beograd? Duart e cilit tradhtar dhe të pabesë e nënshkruan këtë? Dhe, kush e miratoi”, shkruante në banerin e shfaqur në stadiumin “Marakana”.

Në të kaluarën, sportistëve kosovarë u është ndaluar pjesëmarrja në garat që janë mbajtur në Serbi.

Por, organizatat kryesore botërore të sportit e kanë kërcënuar Serbinë dhe shtetet tjera, që, nëse nuk i trajtojnë të barabartë të gjithë sportistët, do të përjashtohen nga organizimi i evenimenteve ndërkombëtare të sportit.

Dhe, duket se shenjat e para të këtij kërcënimi tashmë kanë nisur të vërehen…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *