Raundi preliminar për Ligën e Kampionëve, këta mund të jenë kundërshtarët e Prishtinës

Prishtina ka një ide se kush mund të jetë kundërshtari i parë në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve.

Skuadra vendase e turneut gjysmëfinale të raundit preliminar të Ligës së kampionëve, HB Torshavn dhe Prishtina janë bartëse nga katër skuadrat pjesëmarrëse në turnirin treditor. HB dhe Prishtina kanë nga 2.250 pikë, kurse dy skuadrat jobartëse janë kampionët e Andorrës, Inter Club d’Escaldes me 1.500 pikë dhe kampionët e ri të San Marinos, Folgore me 1.000 pikë të tubuara.Pra, Prishtina në shortin e 8 qershorit mund të ndeshet me njërën prej dy skuadrave me koeficient më të ulët, Inter nga Andorra apo Folgore nga San Marino.Skuadra e San Marinos, Folgore, nga gjashtë paraqitjes evropiane dhe në 12 ndeshjet e saj nuk kanë asnjë kalim raundi dhe asnjë fitore, përveç një barazimi. Do të jetë kjo vetëm pjesëmarrja e dytë e tyre në Champions.

Kurse, kampionët e Inter nga Andorra, do të kenë paraqitjen e dytë rresht. Të parën kishin kundër Dritës në Champions në edicionin e kaluar duke u mposhtur nga ish-kampionët e Kosovës në Zvicër, 2-1. Në ndeshjen pasuese në Europa Ligë, u eliminuan nga kampionët e Irlandës, Dundalk me rezultat minimal, 1-0

Pra, Prishtina në shortin e 8 qershorit mund të ndeshet me njërën prej dy skuadrave me koeficient më të ulët, Inter nga Andorra apo Folgore nga San Marino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *