Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 58 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta-Topi.
Siç njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), rastet e reja vijnë nga Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Vitisë, Mitrovicës, Vushtrrisë, Prizrenit, Rahovecit.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Fushë Kosovës 12 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Miradi e poshtme dhe 6 raste Fushë Kosovë ), komuna e Vitisë 12 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Zhiti dhe 5 raste Beguncë), komuna e Prishtinës 11 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Prishtinë), komuna e Mitrovicës 10 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë, 3 raste Kçiq i madh dhe 1 rast Suhodoll), komuna e Vushtrrisë 9 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Akrashticë, 2 raste Vushtrri, 2 raste Reznik dhe 1 rast Dobërlluk), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren) dhe 1 rast me vendbanim në Rahovec. “, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.