Milot Rashica është përfshirë në njëmbëdhjetëshën më të mirë të xhiros së shtatë të kualifikimeve për Euro 2024.
Gjithashtu në përzgjedhjen e “Sofascore” ka hyrë edhe portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.
Në ndeshjen ku Kosova mposhti Andorrën me rezultat 0:3, futbollisti i Beskitas ishte protagonist me gol.
Gjithashtu edhe Berisha pati paraqitje të mirë në fitoren e Shqipërisë ndaj Çekisë.
Në formacion janë përfshirë emra të mëdhenj të kombëtareve të mëdha.