Milot Rashica u transferua me shumë bujë nga Norëichi te gjiganti turk Galatasaray, me synime që do të ketë minutazh në fushë, por gjërat në fillim nuk japin sinjal e të mira.
Rashica nuk është aktivizuar fare sonte në fitoren që Galatasaray e mori me rezultat 2:1 ndaj Konyasporit.
Në anën tjetër për mysafirët 90 minuta luajti futbollisti tjetër shqiptar i Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi.
Të kujtojmë që Rashica debutoi te Galatasaray javën e kaluar kur u paraqit disa minuta në fitoren ndaj Kasimpasas.