Sot u zhvillua ndeshja mes Norwich Cityt dhe Liverpoolit në kuadër të xhiros së parë të Premier Ligës.
Ndryshe, titullar për Norwichin ishte ylli kosovar, Milot Rashica, i cili zhvillon ndeshjen e parë në Premierligë dhe pse nuk arriti të linte shenjë me ndonjë gol, ai ‘trullosi’ mbrojtësin grek, Kostas Tsimikas me aftësitë e tij për driblim.
What is Rashica doing to our fantasy budget pick?pic.twitter.com/uiWl4Ch76X
— Sparrow II (@IsaacSparrowJr) August 14, 2021
Ndryshe, Anësori kosovar nënshkroi me Norwich City nga Werder Bremeni deri në vitin 2024.
Rashica, i cili rrjedh nga klubi i Vushtrrisë, ishte pjese e Vitesses në Holandë gjatë viteve 2015-2018, para se të nënshkruante për Ëerder Bremenin.
Kujtojmë se Norwich City në sezonin 2021/2022 do të luajë në elitën e futbollit anglez, pasi në edicionin e kaluar e fitoi ligën e dytë në sistemin anglez të futbollit – Championship.