Milot Rashica edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i gjigantit turk Beshiktash.
Reprezentuesi kosovar tashmë është prezantuar te skuadra e re që përmes një video në rrjetet sociale ka zyrtarizuar blerjen e reprezentuesit kosovar.
Kalimi i Rashicës në Beshiktash mësohet se ka koston e 5.5 milionë eurove, ndërsa lojtari raportohet se ka nënshkruar kontratë tri vjeçare.
İstanbul Boğazı'nın en güzel yerinde, huzur içinde.
Hoş geldin Rashica ???? pic.twitter.com/l6Xd7DsOo3
— Beşiktaş JK (@Besiktas) August 16, 2023
Edicionoin e kaluar Rashica luajti për rivalin e Besiktasit, Galatasarain në formë huazimi nga Norwich City.