Freiburgu dhe Werder Bremeni janë përballur në pasditën e sotme në kuadër të Bundesligës gjermane.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Scharzwald Stadion”, fitues nuk kishte, derisa rezultati përfundimtar ishte 1:1.
Lienhart shënoi për vendasit, derisa për Werder Bremenin golin e barazimit e shënoi Fullkkrug.
Milot Rashica e nisi këtë ndeshje te Werder Bremeni nga banka rezervë, por që u inkuadrua në minutën e 66-të të ndeshjes.
Rashica i dha gjallëri sulmit të skuadrës së Florian Kohfeldt, por pa arritur ta gjejë rrugën e golit.
Nga faqja e mirënjohur e vlerësimeve, ylli i Kosovës u vlerësua me notën 6.0.