Rashica në Serie A?

Milan Rashica i Werder Bremen me formën që ka treguar këtë sezon ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha europiane, ku njëra prej tyre është Milani.

Siç raporton Kicker, Milan nuk është më e interesuar për shërbimet e tij pasi ishte Ralf Rangnick ai që dëshironte transferimin e kosovarit.

Gjermani pritej që në këtë periudhë të merrte drejtimin e Rossonerëve mirëpo këta të fundit vendosën në fund ta vazhdojnë bashkëpunimin me Stefano Piolin kështë që edhe 24 vjeçari nga Vushtria mbeti jashtë planeve të skuadrës italiane.

Megjithatë për të tani interesim më të madh ka shfaqur RB Leipzig e cila është e gatshme ta transferojë atë për një çmim prej 15 milionë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *