Sezoni i dytë radhazi. Milot Rashica bie edhe nga elita e futbollit anglez.
Pasi ra nga Bundesliga me Werder Bremenin edicionin e kaluar, për yllin kosovar është përsëritur e njëjta gjë.
Norwich City edhe matematikisht i ka humbur të gjitha gjasat për mbijetesë në Premierligë.
Humbja 2:0 në udhëtim ndaj Aston Villas ishte fatale për “kanarinat” që do të bëjnë gara në Championship edicionin e ardhshëm.
Ata gjenden në vendin e fundit në tabelë me 21 pikë, 13 larg zonës së rrezikshme, ku kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund, çka është matematikisht e parealizueshme.