Kombëtarja e Kosovës e ka nisur furishëm vitin 2022, duke shënuar fitore në miqësoren kundër Burkina Fasos, me rezultat bindës 5:0.
Kjo ishte ndeshja e parë e Dardanëve nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, Alain Giresse.
Milot Rashica ishte nga më të dalluarit në këtë takim, duke shënuar golin e katërt dhe duke asistuar në të dytin dhe të tretin.
Pas ndeshjes, Rashica u shpreh i lumtur me golin e parë në “Fadil Vokrri”.
“Ma në fund erdhi goli, është pak për t’u çuditur se kam lujtur shumë ndeshje këtu. Jemi që tri-katër ditë me trajnerin e ri, na duhet pak më shumë kohë, me video e analiza për ta kuptuar filozofinë dhe lojën që kërkon trajneri. Besoj që sonte e kemi pas ndeshjen në kontrollë. Normal, besoj që ka me qenë një ndeshje jo e lehtë, se po luajnë kundër Një kundërshtari të forë. Dihet se në Zvicër ka shumë shqiptarë dhe në stadium do të ketë shumë tifozë shqiptarë”, u shpreh ylli kosovar që luan për ekipin e Premierligës, Norwich City.