Milot Rashica dhe Mehedin Përgjegjaj janë të ftuar në emisionin “1 Kafe Me Labin”.
Rashica që po shkëlqen me Werder Bremenin në Gjermani karrierën e ka nisur në Kosovë derisa në vitin 2013 e ka fituar titullin kampion me Llamkos Kosovën nën drejtimin e Ismet Munishit.
Falë paraqitjeve të mira në Gjermani, yllin e Kosovës po e kërkojnë klubet e mëdha si Liverpooli, Napoli, Milani dhe RB Leipzig.
Ndërkaq, tani Rashica thotë se end nuk është vendosur për të ardhmen e tij.
“Unë kam kontratë edhe për dy vite me Werderin. Kishim një periudhë shumë stresuese. Agjenti im është në Gjermani nuk e di se çka do të ndodh në të ardhmen. Mund të ndodh ndonjë lëvizje, por të shohim”, deklaroi Milot Rashica për emisionin “1 Kafe Me Labin”. /zëri.info/